Kuvendi i Shqipërisë të enjten ka ratifikuar marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Parlamenti miraton në tërësi me 110 vota pro aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues kryeministrin Edi Rama.
Me 79 vota kundër parlamenti rrëzoi amendamentet e PD-së, e cila kërkoi që të hiqet nga projektligji emri i Edi Ramës dhe Shqipëria të përfaqësohej nga Presidenti i Republikës ose me autorizimin e tij nga kryeministri i Shqipërisë.









