E ardhmja e Kenan Yildiz është një çështje shumë e rëndësishme te Juventusi. Lojtari i lindur më 2005 ka kontratë deri më 2029, por interesimet e fundit nga klube të huaja detyrojnë bardhezinjtë të bëjnë vlerësime për pagën dhe rinovimin.
Megjithatë, Yildiz mendon vetëm për ndeshjet e ardhshme: “Kontrata? Nuk flas për të. Jam i fokusuar vetëm te fusha dhe ajo që duhet të bëj këtu. Jam mirë te Juventusi dhe kjo ka rëndësi tani. Këtu është shtëpia ime”.
Pas suksesit ndaj Benfica, ai shtoi për “TRT Spor”: “Champions-i është gjithmonë special, por duhet ta përgatisim si çdo ndeshje tjetër, po ashtu si në Serie A. Duhet të japim 100%. Ushtrohemi dhe punojmë shumë mirë dhe çdo herë që hyjmë në fushë duhet ta bëjmë gjithçka siç duhet, sepse duam të shkojmë deri në fund në Champions”.
Yildiz komentoi edhe fjalët e Spallettit: “Tha se më do si djalë? Te Juventusi ndihem shumë mirë, kjo është skuadra ime. Kam një marrëdhënie speciale me trajnerin. Është një person i madh, bën shumë për mua. Gjithmonë përpiqem të jap gjithçka për të dhe ekipin”.
Për krahasimet me Lamine Yamal, ai është i kujdesshëm: “Është një lojtar i madh, një nga më të fortët në botë. Nuk më pëlqejnë krahasimet; mendoj vetëm të bëj punën time, të përmirësohem çdo ditë dhe të jap maksimumin për Juventusin, klubin, ekipin dhe tifozët”.
The post Yildiz dhe “driblimi” i së ardhmes: Nuk flas për kontratën, këtu është shtëpia ime appeared first on Telesport.










