Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën.
Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi nënshkrimin dhe më pas u kthye duke ia kapur dorën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u rreshtua pas tij.
Ajo, si liderët e tjerë të pranishëm, nënshkruan paraprakisht dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes.
Trump i quajti “yje” dhe “njerëzit më të mëdhenj, më të fuqishëm në botë”, disa liderë që po marrin pjesë në ceremoni.











