Enca ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit, ku shfaqet tejet elegante dhe me stil.
Këngëtarja është fotografuar e veshur me një kostum të zi elegant, të kombinuar me detaje luksoze prej gëzofi, që i japin një pamje glamuroze.
Kapela dhe xhaketa me prerje klasike, së bashku me grimin perfekt dhe flokët e gjata, e bëjnë Enca-n të duket më ndryshe se zakonisht, duke dëshmuar edhe një herë se di si të befasojë me stilin e saj unik, shkruan Kosovarja.











