Flick: Nuk ka lajme të mira nga dëmtimi i Pedrit, s’e dimë sa javë do të mungojë…

Hansi Flick analizoi ndeshjen ndaj Slavia Prague, të luajtur në kushte të vështira për shkak të të ftohtit: “Pasi pësuam dy gola nga goditjet standarde, u rikthyem dhe kjo është pozitive. Nuk ishte e lehtë sonte. Slavia luajti shumë mirë, është ekip fizik, me tranzicione dhe topa të rrezikshëm. Në pjesën e dytë ishim më mirë”.

Për rivalin: “E kisha thënë që do të ishte e vështirë. U përgatitën mirë. Slavia është ekip dinamik me lojtarë të fortë. Jam i kënaqur sepse u rikthyem dhe luajtëm mirë”. Për kualifikimin: “Vendoset të mërkurën. Duhet të fitojmë sërish. Të fitosh në Champions është shumë e vështirë”.

Për Fermín: “Bëri shumë mirë. Edhe Dani Olmo hyri mirë dhe shënoi. Është e rëndësishme që Fermín qëndroi te Barcelona”. Për Pedrin: “Ka probleme muskulore, duhet të bëjë ekzaminime. Nuk e di sa javë do të mungojë. Nuk janë lajme të mira”. Trajneri gjerman përfundoi: “Sskuadra ka kohë dhe potencial për t’u përmirësuar, synon tetë vendet e para në Champions”.

 

The post Flick: Nuk ka lajme të mira nga dëmtimi i Pedrit, s’e dimë sa javë do të mungojë… appeared first on Telesport.