Në Brazil nuk i kuptojnë vërshëllimat ndaj Vinicius te Reali: Kjo nuk ndodh as te skuadra më e keqe e lagjes

Në Brazil nuk po e kuptojnë situatën e Vinicius te Real Madridi. Sulmuesi është bërë objekt kritikash dhe vërshëllimash në “Santiago Bernabéu” për sezonin e zbehtë, atashimin me futbollin saudit dhe sjelljen në fushë, si ndaj Levante, ashtu edhe ndaj Monaco.

Gazetarja e “TNT Brazil”, Tati Montovani, shpjegoi për “El Partidazo”: “Vërshëllimat kuptohen, sepse tifozët e Realit janë shumë kërkues. Ajo që nuk kuptohet është që zgjasin gjithë ndeshjen dhe ndaj një lojtari të ekipit tënd”. Sipas saj, “kjo në Brazil nuk ndodh as te skuadra më e keqe e lagjes, sepse mbështetja jepet 100% gjatë gjithë ndeshjes”.

Ajo shton se kritikat janë të ekzagjeruara: “Vinicius ishte lojtari më i mirë i botës më 2024. Që atëherë ka rënë në formë, por me të tejkalohen limite që me të tjerët as imagjinohen”.

The post Në Brazil nuk i kuptojnë vërshëllimat ndaj Vinicius te Reali: Kjo nuk ndodh as te skuadra më e keqe e lagjes appeared first on Telesport.