Arabia Saudite, shpallja e pabesueshme e punës online: Na duhet një mesfushor, paga 1 milion

Që nga mbërritja e Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr, futbolli saudit është bërë shumë tërheqës, me lojtarë të nivelit të lartë të joshur nga paga të paarritshme edhe për klubet europiane. Tani, teorikisht, mund të jesh edhe ti i radhës.

Mes provokimit dhe shakasë, ekziston një njoftim real i publikuar në “Futboljobs”, portal spanjoll për mundësi pune në botën e futbollit. Kërkesa vjen drejtpërdrejt nga “Saudi Pro League”, kampionati ku luajnë Retegui, Theo Hernandez, Koulibaly, Mané, Joao Felix e të tjerë.

Profili i kërkuar është i qartë: “Na duhet një mesfushor mbrojtës, me përvojë në kampionate të barabarta, ose më të forta, CV sportive, profil ‘Transfermarkt’ dhe video ‘highlights’. Preferohen lojtarë pa kontratë ose me karton 100% në zotërim të agjentit. Oferta ekonomike është ajo që bie në sy: pagë nga 600 mijë deri në 1 milion euro në vit”.

 

The post Arabia Saudite, shpallja e pabesueshme e punës online: Na duhet një mesfushor, paga 1 milion appeared first on Telesport.