Giorgio Chiellini, drejtor i strategjisë futbollistike te Juventusi, foli për “Sky Sport” pak çaste para nisjes së sfidës së Champions League kundër Benfica. Mbi lëvizjet e mundshme në merkato nënvizoi:
“Shpeshherë ju i dini gjërat para meje. Për merkaton në hyrje fola të shtunën sa e vështirë është ta përmirësosh në janar një grup si ky. Jemi në pritje dhe po bëjmë vlerësime në një rol ku kishim Dusan Vlahovic, i cili fatkeqësisht pësoi një dëmtim të rëndë”.
Chiellini theksoi se aktualisht nuk ka marrëveshje të afërta: “Nuk ka asgjë konkrete për momentin, por kanë mbetur edhe dy javë dhe ne jemi aty. Nëse do të arrijmë t’i japim një ndihmë Spallettit, do ta bëjmë”.
The post Chiellini: Po tentojmë një përforcim në sulm, e vështirë të ndërhyhet në janar appeared first on Telesport.










