José Mourinho foli kështu pas humbjes 2-0 të Benfica në fushën e Juventusit: “Pashë një skuadër të vendosur mirë në fushë, edhe pse me shumë kufizime dhe mungesa. Personaliteti ishte aty, krijuam rastet më të rrezikshme deri sa pësuam golin”.
Sipas tij, dy golat e Juventusit e ndryshuan ndeshjen: “Pas golave u bë një ndeshje komode për bardhezinjtë. Mbaj me vete reagimin e krenarisë, me një stol plot djem të rinj. Mund ta rihapnim ndeshjen me penallti, por nuk ia dolëm”.
Për “play off”-in: “Do të luajmë ndaj Real Madridit me të njëjtët lojtarë, nuk rikuperojmë askënd. Nuk e di nëse 9 pikë mjaftojnë, mendoj se do të jetë shumë e vështirë”. Për klubin: “Benfica është gjigante, fitorja është në ADN-në tonë. Në kampionat kemi më shumë pikë se sezonin e kaluar, por Porto po fiton gjithçka”.
The post Mourinho mes dëmtimeve dhe shqetësimeve: Krenar për lojtarët e mi, por kualifikimi do të jetë i vështirë appeared first on Telesport.










