Lirimi i Hazir Hazirit nga burgu në Serbi, pamje nga momenti kur hyn në Kosovë nëpërmjet Merdares

Hazir Haziri është liruar nga autoritetet serbe pas një paraburgimi që zgjati nga 8 shtatori 2025, kur u arrestua në pikën kufitare në Merdarë.

Ai ka mbërritur në Kosovë, ku është parë me avokatin e tij Arianit Koci.

Koci e kishte bërë njoftimin më parë për lirimin e Hazir Hazirit.