Janë shënuar golat e parë në sfidat e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për raundin e shtatë, i parafundit për këtë fazë. Në Pragë, Slavia Prague po udhëheq 1-0 ndaj Barcelonës.
Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 10-të me Vasil Kusej, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.
Në Bergamo, Atalanta po kryeson 1-0 ndaj Athletic Bilbao, pas golit me kokë të Gianluca Scamacca. Newcastle po kryeson 1-0 ndaj PSV, falë golit të Wissa në minutën e 8-të. Në sfidat e tjera, ende mungon goli.
The post Champions league LIVE: Barcelona befasohet në Pragë, Atalanta e nis me këmbë të mbarë (video) appeared first on Telesport.










