Mbi 40 minuta darkë në Vlorë, Rama dhe Ivanka Trump largohen me një makinë drejt Orikumit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump, janë larguar me një makinë drejt Orikumit, pas një ndalesë të shkurtër në qytetin e Vlorës.

Rama dhe Ivanka kanë qëndruar më shumë se 40 minuta duke konsumuar kafe në një prej restoranteve të qytetit, ndërsa vizita u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, shkruan Top Channel.

Më herët gjatë ditës, në Vlorë mbërriti një tjetër delegacion, i cili, sipas informacioneve, mund të ketë përfshirë një përfaqësues të lartë të SHBA-së, duke shtuar misterin rreth qëllimit të saktë të vizitës.