Kanë përfunduar dy sfidat e para për sot në Champions League dhe të dyja janë ndarë në barazim. Në Stamboll, Galatasaray dhe Atletico Madrid u ndanë në shifrat 1-1. Madrilenët gjetën golin që në minutën e 4-të, Giuliano Simeone shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Matteo Ruggeri. SHIKOGOLIN
Barazimi i turqve erdhi në minutën e 19-të, ku pas një topi të fortë në zonë të Roland Sallai, Marcos Llorente i pafat, e shtyn në portën e tij. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë por edhe i gjithë takimi u mbyll në shifrat 1-1. Atletico Madrid ndalet pas 3 fitoreve rresht dhe tani renditet momentalisht në vendin e 8-të, Galatasaray në vendin e 16-të.
Në sfidën tjetër në Baku, Qarabag fitoi 3-2 ndaj Eintracht Frankfurt, falë një goli në minutën e fundit shtesë të pjesës së dytë. Edhe këtu u shënuan dy gola të shpejtë. Camilo Duran shënoi për vendasit në minutën e 4-të, ndërsa për gjermanët barazoi Can Yilmaz Uzun, në minutën e 10-të. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 78-të, Chaibi do të shënonte për gjermanët nga pika e bardhë e penalltisë, për shkak të një faulli brenda në zonë. Camilo Duran barazoi pas dy minutash për vendasit. Bahlul Mustafazada do të shënonte golin e fitores në fund, duke regjistruar shifrat 3-2.
Eintracht Frankfurt renditet në vendin e 33-të me 4 pikë dhe e mbyll këtu aventurën në Champions League këtë sezon, edhe pse kanë ende edhe një ndeshje. Qarabag renditet në vendin e 17-të me 10 pikë dhe do të luftojë deri në fund për një vend në play-off.
The post Champions League: Atletico mjaftohet me një pikë në Stamboll, Qarabag fiton në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.










