Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Lumir Abdixhiku e ka për nder të jetë kryetari i katërt i kësaj partie, duke theksuar se ai ka ardhur në krye të LDK-së përmes një procesi demokratik.
Haziri tutje tha se Abdixhiku ka bërë një akt politik të rëndësishëm, duke dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.
“Lumir Abdixhiku e ka për nder me qenë kryetari i katërt i LDK-së. Ka ardhur me votë të fshehtë, kundër meje”, u shpreh Haziri në Klan Kosova.
Ai shtoi se dorëheqja e Abdixhikut përbën një akt politik me peshë, ndërsa vlerësoi edhe figurën e Hykmete Bajramit, duke theksuar mbështetjen që ajo ka marrë brenda partisë.
“Hykmetja ka dalë mirë e votuar, e vlerësuar politikisht. Të gjithë ata që e njohin e dinë që ka kulturë politike, sjellje politike dhe është e familjes tonë politike, me ideologji dhe bindje”, tha Haziri.










