Liverpool dhe Real gati të bëjnë “çmendurinë” për Olise, Bayern me plan special për të mos humbur francezin

Michael Olise është padyshim një nga transferimet më të mira që ka bërë Bayern Munich në histori, por edhe një nga lëvizjet më të suksesshme të viteve të fundit në gjithë botën.

13 gola dhe 20 asiste këtë sezon, pa harruar 20 golat dhe 23 asistet e sezonit të kaluar, bëjnë që Michael Olise të jëtë ëndrra e madhe për shumë klube gjigante, sidomos dy prej tyre Liverpool dhe Real Madrid.

Nga Spanja, “Fichajes” zbulon se Real Madrid është gati të paguajë 180 milionë euro për të transferuar francezin në verë. Po ashtu edhe Liverpool është i gatshëm të ofrojë mbi 150 milionë euro për sulmuesin.

Megjithatë, “Bild” zbulon se drejtuesit e Bayern jo vetëm që nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej francezit, po punojnë për të rinovuar kontratën me të sa më shpejt. Ideja e bavarezëve është që ta finalizojnë marrëveshjen e re me Olise para Kupës së Botës, një ngjarje ku francezi mund ta rrisë ndjeshëm popullaritetin e tij.

Kontrata aktuale e Olise skadon në vitin 2029, ndërkohë që rinovimi mund të jetë të paktën deri në vitin 2032.

The post Liverpool dhe Real gati të bëjnë “çmendurinë” për Olise, Bayern me plan special për të mos humbur francezin appeared first on Telesport.