Rinovohet vetura e ish-presidentit Rugova, kështu duket ajo nga brenda

Kështu duket nga jashtë dhe brenda vetura e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e cila pas plot 20 vitesh është riparuar dhe prezantuar për herë të parë para publikut.

Vetura historike u ekspozua më 21 janar 2025 dhe ajo përfaqëson një simbol të rëndësishëm të periudhës së udhëheqjes së tij dhe të historisë së re të Kosovës.

Ekspozimi i saj shihet si një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë institucionale dhe historike të vendit.