E konfirmojnë mediat spanjolle. Bastoni, i hapur për transferim te Barcelona në verë

Sipas “AS”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është në dijeni se mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, do të ishte i gatshëm të transferohej në “Camp Nou” gjatë verës, nëse klubi katalanas do ta ndiqte seriozisht.

Barcelona synon të afrojë një qendërmbrojtës të majtë të nivelit të lartë dhe në listën e dëshirave, përveç Bastoni, janë edhe Josko Gvardiol i Manchester City dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit.

Para pak kohësh, Bastoni u përpoq t’iu jepte fund zërave për një kalim të tij te Barcelona, duke deklaruar se është i lumtur tek Interi. Megjithatë, tundimi për t’iu bashkuar Barçës është i madh për çdo lojtar. Pengesa kryesore mbetet situata financiare e klubit katalanas, e cila e vështirëson realizimin e një marrëveshjeje për Bastoni, vlera e të cilit llogaritet rreth 70 milionë euro.

The post E konfirmojnë mediat spanjolle. Bastoni, i hapur për transferim te Barcelona në verë appeared first on Telesport.