Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e vdekjes së tij.
Hamza ka thënë se Rugova është figurë historike dhe prijës i popullit të Kosovës në periudhë të rëndësishme.
“Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës”, ka thënë Hamza.
“Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë ai.
“Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova”.









