Bashkëpunëtori i LDK-së, Muhamet Hamiti në akademinë përkujtimore të organizuar nga LDK për 20-vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova foli për jetën dhe veprimtarinë e tij, e ku tha se ai mbetet figura më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës.
“Më 24 maj 1992 në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë 867 mijë e 557 qytetarë e votuan Ibrahim Rugovën president të Republikës së Kosovës. Ai mbete figura më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës. U zgjedh katër herë president i Kosovës”, tha ndër të tjera ai.
Më tej, Hamiti tha se Rugova ishte figura më e madhe e botës bashkëkohore shqiptare.
“Ai tashmë ishte figura më e madhe e botës bashkëkohore shqiptare, personalitet i adhuruar, me cilësime atëherë si Kolosi i brishtë, Gandi i Kosovës, apo edhe Nelson Mandela i Kosovës i vendit që ai e shënjonte me shkrim, Kosova Dardani antike, cilësi që ai vet e trupëzoi me shenja identitare etnike e humane”, u shpreh Hamiti.









