Kriza energjetike, kthehet në sistem A3

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar  se pas rikthimit në funksion të A3 janë kthyer në operim edhe pesë njësi gjeneruese aktive të saj: A3, A4, A5, B1 dhe B2,

Sipas një njoftimi të KEK-ut, njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme.

“Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë”.

“Me rifillimin e operimit të A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftësinë profesionale të ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme në kohë optimale.”, thuhet në një njoftim të kësaj korporate.

Pas reduktimeve të energjisë elektrike nëpër Kosovë, mbrëmë, KEK-u njoftoi për rikthimin në operim edhe të Njësisë B2.