PSG, ngecin negociatat për rinovimin e Dembélé. Ultimatumi i Al-Khelaifi: Klubi, më i rëndësishëm se çdo individ

Pas fitimit të “Topit të Artë” dhe një sezoni me 6 nga 7 trofe të mundshëm; mungonte vetëm Botërori për Klube, Ousmane Dembélé ka marrë vëmendjen maksimale të medias, opinionit publik dhe tifozëve të PSG-së. Kjo për shkak të së ardhmes së tij, me kontratën që i skadon verën 2028.

Sipas “RMC Sport”, klubi ka kontaktuar me agjentët e 28-vjeçarit, duke bërë ofertë verbale në përputhje me pagat aktuale, për një rinovim të mundshëm. Nëse Dembélé, lojtari më i paguar i ekipit, pret rritje pas “Topit të Artë”, presidenti Al-Khelaifi e paralajmëron: “Politika e klubit është se ekziston një limit pagash për lojtarët, të gjithë e dinë dhe duhet ta respektojnë”.

Presidenti i skuadrës pariziene shtoi: “Klubi është më i rëndësishëm se çdo individ”. Megjithatë, nuk e fshehu admirimin për yllin e tij: “Ousmane është një legjendë e klubit. E dua Ousmane si lojtar dhe si person. Është një person i mrekullueshëm”.

Negociatat për rinovimin pritet të vazhdojnë. Mësohet se klubi i ka ofruar 30 milionë euro në sezon, por Dembele kërkon dyfishin.

The post PSG, ngecin negociatat për rinovimin e Dembélé. Ultimatumi i Al-Khelaifi: Klubi, më i rëndësishëm se çdo individ appeared first on Telesport.