Marquinhos: Po ndodh shpesh që çalojmë para porte, jemi ende në garë për një vend mes 8 më të mirëve

Humbja 1-2 e PSG ndaj Sporting në Lisbonë në ndeshjen e radhës të Champions League nuk ishte e lehtë për t’u kapërdirë për kampionët në fuqi. Kapiteni Marquinhos u ankua për mungesën e efektivitetit të ekipit të tij.

Futbolli është i tillë. Ka pasur shumë ndeshje kohët e fundit ku kemi pasur posedimin e topit, ku kemi krijuar raste, por nëse nuk je efektiv para portës kundërshtare mund të përfundojë kështu, me humbje“, deklaroi braziliani.

Ne arritëm ta përmirësojmë këtë aspekt sezonin e kaluar në këtë fazë të garës. Varet nga ne të punojmë për të sepse kemi parë gjëra pozitive. Ne jemi konkurrues dhe gjithmonë duam të fitojmë, të përmirësohemi”, tha Marquinhos.

Më tej, kapiteni i PSG shtoi: “Do ta diskutojmë këtë gjë edhe në dhomat e zhveshjes, do të dëgjojmë se çfarë dëshiron të përmirësojë trajneri. Nuk duhet t’i hedhim të gjitha poshtë, pasi jemi ende në garë”.

“Ne po luftojmë për tetë vendet e para, por do ta shohim si do të shkojë. Do ta luajmë këtë ndeshje të fundit kundër Newcastle si një ndeshje shumë të rëndësishme, me energjinë tonë, në shtëpi me tifozët tanë“, theksoi Marquinhos.

The post Marquinhos: Po ndodh shpesh që çalojmë para porte, jemi ende në garë për një vend mes 8 më të mirëve appeared first on Telesport.