Napoli në vështirësi nuk ka hapësirë për çdo lojtar. Sipas “Il Mattino”, klubi ka marrë një telefonatë nga menaxherët e Jhon Stones, mbrojtës që më parë ka luajtur edhe si mesfushor dhe ka kontratë në skadencë me Manchester City. Përgjigja nga Napoli ishte negative, anglezi nuk i intereson.
Ky vendim ngjall habi, pasi Stones është 31 vjeç, jo më në kulmin e karrierës, por eksperienca e tij mund ta ndihmonte Conte te rotacionet. Ai ka cilësi, lidership, teknikë dhe zakonin për të fituar, pasi me City ka fituar gjithçka: Champions League, Botëror për Klube, Superkupën Europiane, 6 Premier League, 2 “FA Cup”, 4 “Carabao Cup” dhe 2 “Community Shield”.
Sigurisht, do të duhej vlerësuar edhe kostoja e një transferimi, pasi paga e tij nuk është e ulët, por me sakrificë nga të dyja palët, operacioni mund të ishte i mundur. Tani pritet të shihet se si do të veprojë Manna në merkato, ditët e ardhshme.
The post Stones me kontratë drejt skadencës te Manchester City, agjentët ia ofrojnë Napolit appeared first on Telesport.










