Djali vrau nënën, viktima me lëndime në kokë – raporti i Policisë për krimin në Dragash

Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja për vrasjen e 60-vjeçares nga djali i tij në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit.

I dyshuari Ferzidin Boza 30-vjeçar, ka privuar nga jeta nënën e tij rreth 60-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar i Policisë në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin ka mundur të kryhet vepra.

Viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ai dyshohet se e vrau nënën e tij 60-vjeçare “duke ushtruar dhunë fizike”.

Trupi i pajetë i viktimës 60-vjeçare u dërgua për obduksion në Instutin e Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.