Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhdon të jetë adresa e parë e besimit për qytetarët, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe gjestet humane të qytetarëve.
Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmë rreth orës 22:00, në stacionin policor të Podujevës, dy qytetarë, S.B. dhe L.B., kanë dorëzuar një portofol që përmbante para dhe dokumente, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucionin dhe për veprimin e tyre human, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe përgjegjësisë qytetare në raste të tilla.










