IKSHPK: Në këto zona të Kosovës uji nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të publikuar më 20 janar 2026, në disa zona uji nuk rekomandohet për pije, për shkak të rezultateve nga analizat laboratorike.

Zonat ku uji nuk rekomandohet për pije janë:

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc

Vragoli

Rajoni i Gjilanit

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2

Bahqja

Fshati Berivojcë

Rajoni i Pejës

Klinë – rrjeti nga puset

Klinë – rrjeti nga burimi Jarinë

 

Rajoni i Gjakovës

Burimet: Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë

Rajoni i Prizrenit

Malishevë

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve në këto zona që të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të radhës dhe thekson se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.