Marotta mbyll merkaton: Nuk ka asnjë mundësi për ta përmirësuar skuadrën

Para fillimit të Inter–Arsenal, duke folur në “Sky Sport”, presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, u ndal te merkatoja e janarit: “Është një merkato e varfër, pa mundësi që të rrisin nivelin e skuadrës sonë. Vëzhgimet e Ausilios dhe Baccinit duhet të jenë të vazhdueshme, por tani nuk ka një mundësi që të na bëjë më të fortë. Dumfries është në fazë rikuperimi dhe do të jetë në dispozicion sa më shpejt”.

Sa iu përket negociatave për Jakimovic, ai shtoi: “Kolegët e mi kanë bërë ‘sondazhin’ e duhur dhe shpresoj të arrihet një përfundim. Do të isha i lumtur ta bashkoja këtë djalë shumë interesant me organikën tonë, duke folur edhe për U-23. Dinamo Zagreb është një vatër talentesh; jemi shumë të kënaqur me Sucic. Pastaj është presidenti, ai që ka të drejtën të pranojë ofertën më të mirë”.

 

The post Marotta mbyll merkaton: Nuk ka asnjë mundësi për ta përmirësuar skuadrën appeared first on Telesport.