Rinumërimi në Podujevë, votat u vodhën në favor të Ejup Maqedoncit

Manipulime me vota ka pasur edhe në komunën e Podujevës.

Kur janë rinumëruar vetëm 10% e vendvotimeve kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje u janë shtuar më së shumti vota, gjithsej 1,062.

Nga ky manipulim ka përfituar më së shumti ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci të cilit i janë shtuar 288 vota më shumë se sa që kishte marrë në të vërtetë.

246 vota u vodhën për kandidatin Vendenis Lahu, 174 për Adelina Stubllën, 65 për Drita Pajazitin e 58 për Fitim Hazirin.

Nga rinumërimi i deritanishëm në Podujevë vërehet se 120 vota u janë shtuar kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Më së shumti përfitoi Ditjona Statovci, së cilës iu përshkruan 85 vota më shumë në QKN.

Edhe në LDK pati abuzim të 103 votave të kandidatëve. Përfituesi më i madh nga votat e vjedhura është Qëndrim Softolli me 23 sosh.