Trim Tërnava zgjidhet kryeshef i KOSTT-it

Trim Tërnava do të jetë kryeshef i ri i KOSTT. Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Ai është zgjedhur në pozitën e kryeshefit bazuar në një proces rekrutimi.

Siç raporton portali TelegrafBordi Drejtues i KOSTT-it është njoftuar për vendimin dhe zyrtarizimi i Tërnavës pritet të ndodhë shumë shpejt.

Tërnava njihet si ekspert i energjisë dhe sipërmarrës në këtë fushë.