Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në gjashtë komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , sipas përditësimit të fundit në faqen e saj ka rinumëruar 708 nga 2,557 vendvotime.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani procesi, i nisur më 13 janar, është përmbyllur plotësisht në 6 komuna.

Ato u takojnë komunave si Deçan (5/51), Gjakovë (15/145), Gllogoc (7/73), Gjilan (13/130), Dragash (57/57), Istog (6/62), Kaçanik (45/45), Klinë (6/63), Fushë Kosovë (6/62), Kamenicë (5/50), Mitrovicë e Jugut (10/102), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/85), Novobërdë (2/23), Obiliq (3/33), Rahovec (8/78), Pejë (14/139), Podujevë (11/110), Prishtinë (26/262), Prizren (235/235), Skënderaj (72/72), Shtime (34/34), Shtërpcë (2/17), Suharekë (9/89) dhe Ferizaj (63/152)”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Poashtu bëhet e ditur se pas vendimit të dytë të KQZ-së, që mban datën e djeshme, përmes së cilit, e tërë Kosova shkoi në rinumërim, në proces do të përfshihen edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave.

Vendimi për rinumërim erdhi pasi dolën ndryshime të mëdha në votat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.