Një person është arrestuar të hënën në mbrëmje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për tentim vrasje, vepër për të cilën po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Mediumi Paparaci nëpërmjet burimeve të veta mëson se i arrestuar është Guxim Uka.
Sipas burimeve, Uka është arrestuar në Podujevë të hënën në mbrëmje.
Sipas njoftimit të Policisë ai është arrestuar të hënë në mbrëmje.
Arrestimin e tij e ka bërë ekipi policor FAST.
“Me datë 19.01.2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP) – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Uka pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit Kujdestar, është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.









