Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti.
Ridvan Tahiri, vullnetar në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit njoftoi se trupi i pajetë u gjet në një fushë afër fshatit Siqevë.
“Personi i shpallur i zhdukur nga data 18 janar 2026 ne rethinen e Klines. Eshte gjetur i vdekur ne nje fushe afer fshatit Siqev nga nje gjuhetar lokal ne oret e mengjesit 10:20. Falenderoj te ghithe ata qytetar qe ju bashkuan thirjes se vullnetarve per kerkim nga mbrem deri ne mengjes. Faleminderit Media te Kosoves. Faleminderit vullnetar te Malisheves. Familjes i shpreh ngushllime me te sinqerta nga Vullnetaret”, thotë ai.











