Hamza takohet me ambasadorin Blaj, fokus në zhvillimet politike dhe partneritetin Kosovë – Slloveni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë.

Në një njoftim për media të PDK-së thuhet se Hamza e njoftoi diplomatin slloven për situatën politike dhe qëndrimet e partisë që drejton lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e ambasadës sllovene në Kosovë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset ndërkombëtare.

“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson mbështetjen e Sllovenisë dhe mbetet e angazhuar për forcimin e partneritetit me vendet mike dhe aleate të Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.