Nisin hetimet ndaj Arianit Sllamnikut pas pretendimeve se e shëron autizmin

Policia ka filluar hetimet ndaj Arianit Sllamnikut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmojmë se në lidhje me rastin për të cilën keni pyet, ky rast është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse. Për vazhimin e hetimeve lidhur me këtë rast do të ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Hashani.

Ai pretendon se mund të shërojë autizmin duke larguar parazitët nga trupi i njeriut, me medikamente që zakonisht janë të destinuara për kafshë, e jo për njerëz.

‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë dhe premton rrejshëm?