Ansu Fati, natë speciale në Real Madrid–Monaco: Për mua do të jetë gjithmonë një “El Clásico”

Jo një ndeshje si gjithë të tjerat. Ansu Fati përgatitet për një mbrëmje plot emocione në “Santiago Bernabéu”, ku sonte do të përballet me Real Madridin, me fanellën e Monaco, në Champions League. Sulmuesi, në huazim nga Barcelona, foli për “Movistar+” para ndeshjes.

“Të përballesh me Real Madridin, si lojtar i Barcelonës, edhe pse i huazuar, është gjithmonë një ‘El Clásico’, – shpjegoi Fati, duke shprehur krenari për Lamine Yamal: – Për moshën e tij dhe atë që ka treguar, i uroj gjithmonë më të mirën. Vjen nga ‘La Masia’ dhe është arsye krenarie”.

Fjalë të forta edhe për Kylian Mbappé: “Është një lojtar i madh. Nuk i uroj më të mirën për këtë ndeshje (qesh), por është mes më të mirëve në botë”.

I rikthyer pas një dëmtimi muskulor dhe autor goli ndaj Lorient, ai po bën mirë te Monaco: 7 gola në 11 paraqitje. Në fund të sezonit, klubi i Principatës mund ta blejë për 11 milionë euro.

The post Ansu Fati, natë speciale në Real Madrid–Monaco: Për mua do të jetë gjithmonë një “El Clásico” appeared first on Telesport.