Ivan Zamorano, një nga sulmuesit më ikonik të historisë së Interit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” mbi mënyrën se si skuadra e Chivu mund ta përballojë Arsenalin; pa u tjetërsuar dhe duke besuar te sistemi i trajnerit rumun. “Ai e ka fshirë nga mendja e lojtarëve zikaltër 5-0 e Mynihut. Mjafton të mos mendohet se këta lojtarë janë një shkallë poshtë atyre të Arsenalit”.
Lavdërime të mëdha për Lautaro Martinez: “E njeh potencialin e tij gjigant, por mund të përmirësohet ende. Nuk e shoh askund tjetër veçse tek Interi”.
Zamorano thekson stilin luftarak të argjentinasit, aftësinë për të mbajtur topin dhe instinktin për golin: “Merr frymë për të tundur rrjetën, ka një radar që i tregon ku është porta”.
Në fund, fjalë pozitive për Pio Esposito: “Ka të ardhme të ndritur. Një qendërsulmues natyral italian si ai nuk e kishim parë prej kohësh. Do të jetë ‘9’ i Italisë. Nëse nuk është titullar tek Interi, kjo ndodh sepse ka përpara dy ‘përbindësha’ si Lautaro dhe Thuram”.
The post “Lautaro jeton për golat, e shoh vetëm tek Interi. Esposito? Ka të ardhme të ndritur” appeared first on Telesport.










