Klopp dhe hapja befasuese ndaj Real Madridit: Kisha thënë se nuk do të kthehesha, por…

Që nga vera e vitit 2024, Jürgen Klopp nuk është më trajner aktiv. Pas viteve të suksesshme te Borussia Dortmund dhe Liverpool, ai ka nisur një rol të ri si shef global futbolli te “Red Bull”. Për momentin, gjermani thotë: “Jam në një vend ku ndihem plotësisht në paqe me veten. Nuk dua të jem askund tjetër”.

Megjithatë, zërat e merkatos e kanë lidhur me pankinën e Real Madridit, si pasardhës i Xabi Alonsos, i zëvendësuar përkohësisht nga Arbeloa: “Nuk emocionohem nëse Real Madridi tregon interes për mua, nëse e bën. Nëse dua të stërvit sërish? Tani do të thoja jo, por kurrë mos thuaj kurrë… Nuk pres të ndryshoj mendje, por nuk i dihet”.

Për situatën e Alonsos shtoi: “Ndjesitë ishin të përziera. Nëse largon një trajner, duhet të kesh ide reale për pasuesin. Nëse mendojnë për Pep Guardiolën, shanset janë shumë të vogla”.

The post Klopp dhe hapja befasuese ndaj Real Madridit: Kisha thënë se nuk do të kthehesha, por… appeared first on Telesport.