Interi zbret në fushë të martën mbrëma në “San Siro” për ndeshjen e shtatë të fazës së ligës së Champions-it kundër Arsenalit, me synimin për ta blinduar kualifikimin në 1/8 finale. Në konferencë për shtyp, Cristian Chivu theksoi forcën e kundërshtarit: “Arsenali është në majat e Europës, si në Champions, ashtu edhe në Premier League. Ka investuar shumë dhe niveli i tij është tejet i lartë”.
Trajneri zikaltër nënvizoi rëndësinë e ndeshjes: “Të gjitha ndeshjet për Interin janë të rëndësishme, nuk duhet të kemi asnjë ‘rënie tensioni’. Objektivi është të përfundojmë mes tetë më të mirëve”. Për sfidat e humbura ndaj Atletico Madrid dhe Liverpool shtoi: “Duhet besim dhe vëmendje, sepse këto ndeshje vendosen nga detajet”.
Chivu konfirmoi se Lautaro është në dispozicion, ndërsa vlerësoi Thuram si “një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim”. Për goditjet standarde: “E dimë që Arsenali shënon shumë, por edhe ne kemi cilësi”. Jashtë janë Dumfries dhe Calhanoglu, ndërsa Palacios ka nisur stërvitjen me grupin.
The post Chivu: Niveli i Arsenalit është i lartë, nuk duhet të kemi asnjë shpërqendrim appeared first on Telesport.










