Në prag të Inter-Arsenal, ndeshja e shtatë e fazës së ligës së Champions League, Manuel Akanji foli në konferencë për shtyp, së bashku me Cristian Chivu. Mbrojtësi zikaltër e cilësoi Arsenalin si “një nga skuadrat më të mira të Europës”, por theksoi se Interi është gati për sfidën.
“Do të duhet efikasitet, sepse çdo gabim mund të ndëshkohet. Duhet të jemi të pastër në zonën e golit dhe të luajmë si skuadër”, – u shpreh Akanji. Ai vlerësoi thellësinë e organikës së Arsenalit, duke nënvizuar se ka shumë lojtarë që mund të zëvendësojnë mungesat.
Për marrëdhënien me Chivu tha: “Që nga fillimi kemi pasur raport shumë të mirë. Është gjithmonë i disponueshëm dhe jam shumë i lumtur këtu”. Akanji theksoi rritjen e grupit: “Tani pësojmë më pak gola dhe po kërkojmë zgjidhje të reja në sulm”.
Për të ardhmen u tregua i rezervuar: “Do ta shohim në fund të sezonit”. Sipas tij, aktualisht Bayern Munich është skuadra më e fortë e Europës, ndërsa objektivi i Interit është titulli dhe përfundimi mes tetë më të mirëve në Champions.
The post Akanji i frikësohet Arsenalit: Një nga skuadrat më të kompletuara dhe të mira të Europës appeared first on Telesport.










