Mbappé flet si lider: Fishkëllimat për Vinícius? Nëse ka, duhet të jenë për të gjithë

Kylian Mbappé ka marrë përgjegjësinë si lider në prag të sfidës së Champions League kundër Monaco, klubit që e lançoi në futbollin europian. Sulmuesi i Real Madridit e hapi konferencën me një mesazh për viktimat e aksidentit hekurudhor në Córdoba: “Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Mendimi im shkon për familjet që kanë humbur dikë”.

Më pas foli për ndeshjen: “Monaco nuk është në momentin e saj më të mirë, por mbetet skuadër konkurruese. Duhet të jemi agresivë. Në ‘Bernabéu’, në Champions, kemi një avantazh”.

Tema kryesore ishin fishkëllimat e tifozëve dhe rasti Vinícius Jr.: “I kuptoj. Edhe unë, si tifoz, kam fishkëllyer. Megjithatë, nëse fishkëllehet, duhet të jetë për gjithë skuadrën. Nuk ka kuptim të fajësohet vetëm një lojtar”. Për Vinícius shtoi: “Nuk është faji i tij, është përgjegjësi e të gjithëve. Është njeri, jo vetëm kampion. Duhet mbrojtur”.

Mbappé mbrojti edhe Brahim dhe sqaroi largimin e Xabi Alonso: “Nuk është e vërtetë që ka dështuar, vendimi ishte i klubit. Tani është Arbeloa dhe ne do ta mbështesim. Duhet personalitet për ta rindërtuar familjen e Real Madridit”.

The post Mbappé flet si lider: Fishkëllimat për Vinícius? Nëse ka, duhet të jenë për të gjithë appeared first on Telesport.