Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 2-0 që “djajtë e kuq” arritën në derbi ndaj Manchester City. Trajneri, që vetëm pak ditë më parë mori detyrën, tha se fakti që ata luajtën në shtëpi ishte i rëndësishëm.
“Nuk dua të merrem me të gjitha gjërat e ADN-së. Ne donim të luanim mirë para tifozëve tanë dhe ia dolëm mbanë. “Old Trafford” është një vend magjik dhe tifozët e këtij klubi janë të tillë. Ata na ndihmuan”, tha Carrick.
“Nuk mund të kërkoja më shumë. Djemtë morën gjithçka përsipër taktikisht dhe u përballën me të emocionalisht. Sigurisht që donim të ishim të mirë në mbrojtje si ekip. Ndjeheshim se kishim një kërcënim në tranzicion. Kur e patëm topin mendova se dukeshim të rrezikshëm”, shtoi Carrick.
The post Carrick: “Old Trafford” është magjik dhe na ndihmoi në derbi, lojtarët duhet ta kuptojnë këtë appeared first on Telesport.










