Álvaro Arbeloa foli për mediat përpara ndeshjes kundër Monaco në Champions League. Trajneri i Real Madridit u ndal te gjendja e të tijve: “Ekipi është mirë dhe me shumë dëshirë, pas fitores së të shtunës. Kjo është një garë shumë e rëndësishme dhe fitorja na afron me objektivin”.
Në lidhje me fishkëllimat ndaj Vinícius Jr., trajneri ishte i qartë: “Shpresoj dhe dëshiroj mbështetjen e ‘Bernabéut’ për të gjithë lojtarët, sidomos për Vinícius. Ai ka shkruar historinë e tij, na ka dhënë dy Champions dhe ka nevojë për publikun për të dhënë versionin më të mirë. Ka zemër të madhe dhe është shumë emocional”.
Ai theksoi forcën e grupit: “Kam një ekip të jashtëzakonshëm, më të mirë nga sa mendoja. Kam ardhur për të luftuar për të gjithë titujt”. Për reagimin ndaj fishkëllimave: “Ashtu si herën e fundit, me vrap, sakrificë dhe cilësi. Vinícius dhe Bellingham janë ndër më të mirët në botë”.
Arbeloa foli edhe për Florentino Pérez, duke mohuar tensionet dhe nënvizuar se fokusi i tij është vetëm te Monaco. Për vizitën e Ancelotti në “Bernabeu” tha: “Do të doja ta përqafoja fort, është një trajner i madh”.
The post Arbeloa mbron Vinicius nga vërshëllimat: Na ka dhënë dy Champions, është shumë emocional appeared first on Telesport.










