Liverpool arriti barazimin e katërt radhazi në Premier League. Kampionët e Anglisë barazuan 1-1 në shtëpi kundër Burnley. Barazimi erdhi pavarësisht krijimit të shumë rasteve dhe pësimit të një goli në njërën nga të paktat që pësuan.
“Nuk është hera e parë, është zhgënjyese. Mendoj se kjo ishte një nga ato ndeshje që më pëlqen të shikoj. Ishim një ekip që, edhe sipas standardeve tona, kishte më shumë posedim se zakonisht, duke krijuar shumë raste”, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot.
“Zakonisht, nëse merr pak më shumë rrezik, ekipi tjetër të kundërpërgjigjet disa herë, por ne e kontrolluam situatën shumë mirë. Në futboll, një ekip mund të ketë dy raste dhe të shënojë një gol, ndërsa ekipi tjetër mund të ketë më shumë raste dhe gjithashtu të shënojë një gol. Kjo ndodhi këtë herë”, shtoi Slot.
Më tej, trajneri holandez tha: “Një barazim që lë një shije të hidhur në gojë, por vjen në fund të një ndeshjeje me kaq shumë performanca individuale që të japin optimizëm. Të ardhurit po përmirësohen javë pas jave pas një fillimi të vështirë të sezonit”.
The post Slot i zhgënjyer: Krijuam shumë dhe shënuam vetëm një gol, këto barazime lënë shije të hidhur appeared first on Telesport.










