Chivu: Për mua Interi përfaqëson shumë, më ka mbetur në zemër si mënyrë jetese

Cristian Chivu, trajneri i Interit, ka folur për UEFA-n mbi lidhjen e tij të fortë me klubin zikaltër: “Për mua Interi përfaqëson shumë. Kam kaluar kaq shumë kohë në këtë klub. Nga viti 2007, kam qenë 18 vite tek Interi, përveç disa pauzave. Më ka mbetur në zemër për trofetë e fituar, por edhe si stil jete. Ky klub të hyn brenda dhe bëhet pjesë e jotja. Tani kam këtë përgjegjësi të madhe si trajner i ekipit të parë dhe jam shumë i lumtur”.

Duke folur për ndryshimin mes lojtarit dhe trajnerit, Chivu kujton sukseset: “Fitova titullin në sezonin 2007/08 dhe Champions League më 2010, pas 43 vitesh për Interin, duke arritur tripletën”.

Për Interin e sotëm shton: “Dy finale Champions-i dhe një finale ‘Europa League’ tregojnë rikthimin e Interit në skenën europiane”. Mbi filozofinë e tij: “Nuk dua të bëj revolucion, por të shtoj risi, duke ruajtur identitetin. Synimi ynë është të dominojmë lojën dhe të mësojmë nga gabimet”.

The post Chivu: Për mua Interi përfaqëson shumë, më ka mbetur në zemër si mënyrë jetese appeared first on Telesport.