ShBA: Nuk do të ketë hetim federal për vrasjen e Renee Good

Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së (DOJ) ka njoftuar se nuk do të hetojë agjentin e Imigracionit dhe Doganave që qëlloi për vdekje Renee Nicole Good, 37 vjeçe, gjatë një proteste në Minneapolis më 7 janar.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, deklaroi se agjenti ka vepruar në vetëmbrojtje dhe se nuk ka arsye për një hetim federal, pavarësisht reagimeve të forta publike dhe protestave në Minesota, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, raportime mediatike kanë ngritur pikëpyetje mbi vonesën e ndihmës mjekësore pas të shtënave, ndërsa familja e viktimës ka nisur një hetim civil të pavarur.

DOJ ka konfirmuar gjithashtu nisjen e hetimeve ndaj guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, dhe kryebashkiakut të Minneapolisit, Jacob Frey, për dyshime se kanë inkurajuar pengimin e agjentëve federalë gjatë protestave.