Inter nuk shqetësohet nga interesimi i Premier League, veçanërisht Arsenali, por është i vendosur “ta blindojë” Federico Dimarco. Që nga shkurti, drejtuesit zikaltër do të fillojnë negociatat për rinovimin e kontratës së tij, me qëllim zgjatjen e afatit aktual (2027) deri më 2029 ose 2030.
Kjo zgjatje do të shoqërohet me rrigtje të pagës në 5 deri 5.5 milionë euro për sezon, duke e barazuar me lojtarët kryesorë të skuadrës. Për trajnerin Chivu, mbrojtësi i majtë, tashmë me 4 gola dhe 7 asiste, është një element i pazëvendësueshëm.
Në anën tjetër, pista e kalimit te Manchester United është rrëzuar plotësisht, pas largimit të trajnerit Amorim. Ky plan për Dimarco është i ngjashëm me atë që Interi realizoi më parë me Bastoni, duke siguruar lojtarët kyç të skuadrës dhe garantuar stabilitetin për sezonet e ardhshme.
The post “Sirena” nga Premier League, gati “blindimi” i Dimarco. Interi vepron si me Bastoni appeared first on Telesport.









