I dyshuari në Kamenicë kanos dhe sulmon policët, dërgohet në mbajtje

Një person në Kamenicë ka sulmuar policët.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Fsh. Rogoqicë, Kamenicë / 18.01.2026 – 13:51. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht, dhe më pas edhe kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast. Si pasojë e sulmi dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.