Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në mëngjese parashihen ngrica dhe vende-vende mjegull.

“Prandaj rekomandohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik”, ka njoftuar IHMK.

Të enjten vende-vende priten riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen edhe fjolla bore.

“Temperaturat do të jenë të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes”, ka njoftuar IHMK.