Ernest Muçiiiiiii godet sërish, sulmuesi kuqezi i jep fitoren në shtesë Trabzonspor (video)

Ernest Muçi po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë. Sulmuesi kuqezi ka shënuar në shtesë, duke i dhënë fitoren e madhe Trabzonsporit në transfertë ndaj Kocaelispor, e vlefshme për javën e 18-të në Superligën turke.

Vendasit shënuan të parët me Petkovic në minutën e 18-të, braziliani Felipe Augusto barazoi shifrat në fund të pjesës së parë. Në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë, ishte Ernest Muçi, i cili pasi mori një pasim nga Zubkov, u fut bukur në zonë dhe me një goditje klasi me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Trabzonspor fiton 1-2 dhe renditet në vendin e tretë me 38 pikë. Për Muçin ky ishte goli i 10-të me fanellën e Trabzonspor për këtë sezon, duke treguar se po kalon një formë fantastike.

The post Ernest Muçiiiiiii godet sërish, sulmuesi kuqezi i jep fitoren në shtesë Trabzonspor (video) appeared first on Telesport.