Fiorentina ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për të mbijetuar në Serie A, pasi fitoi në “Renato Dall’Ara”, 1-2 ndaj Bologna, e vlefshme për javën e 21-të.
Kjo fitore i dedikohet padyshim presidentit të klubit vjollcë, të ndjerit Rocco Commisso, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, në moshën 76-vjeçare.
Përsa i përket ndeshjes, fati i saj u vendos që në pjesën e parë. Rolando Mandragora zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, duke gjetur golin pas asistit të Albert Gudmundsson. Në fund të pjesës së parë, pas një kundërsulmi perfekt, Roberto Piccoli dyfishoi shifrat.
Vendasit reaguan duke ngushtuar shifrat në fund të kohës së rregullt në pjesën e dytë me golin e Giovanni Fabian. Rezultati final, 1-2. Fiorentina merr tre pikë të arta dhe sheh dritë në fund të tunelit. Tani renditet në vendin e 18-të me 17 pikë, por fitorja e sotme mund të jetë një shtysë e mirë për të pasur një ecuri pozitive më tej.
The post Fiorentina me fitore të madhe në transfertë, homazhi i duhur për presidentin e njderë Commisso (video) appeared first on Telesport.










